Integrimi i HostelWorld në BookersDesk

Ky dokument shpjegon të gjithë procesin për lidhjen dhe konfigurimin e pronës suaj në HostelWorld përmes BookersDesk. Ndiqni hapat e mëposhtëm në mënyrë të saktë për të siguruar një integrim të suksesshëm.

Hapat për integrimin e HostelWorld në BookersDesk

1. Kërkesa për lidhje me HostelWorld

Për të aktivizuar lidhjen midis HostelWorld dhe BookersDesk, është e nevojshme të kontaktoni mbështetjen e HostelWorld dhe të bëni një kërkesë zyrtare për lidhje.

Hapat për të kërkuar lidhjen:

  1. Hyni në llogarinë tuaj të email-it dhe dërgoni një kërkesë për lidhje me BookersDesk në mbështetjen e HostelWorld.
  2. Në email duhet të përfshini informacionin e mëposhtëm:
    • Emri i hotelit ashtu siç është i regjistruar në HostelWorld.
    • (Hotel ID) në HostelWorld.
  3. Pasi të keni dërguar email-in, prisni një konfirmim nga HostelWorld që lidhja është aktivizuar.

2. Konfigurimi në BookersDesk

Pasi të keni marrë konfirmimin nga HostelWorld, vendosni të dhënat e nevojshme në BookersDesk për të finalizuar lidhjen:

  1. Hyni në llogarinë tuaj në BookersDesk dhe shkoni te seksioni i lidhjeve me OTA-të.
  2. Gjeni opsionin për HostelWorld dhe plotësoni të dhënat e kërkuara:
  3. Futni HW ID (identifikuesin e pronës në HostelWorld).
  4. Futni API Password të marrë nga HostelWorld.
  5. Kontrolloni që monedha e zgjedhur për pronën të jetë Euro, pasi HostelWorld mbështet vetëm këtë monedhë.
  6. Klikoni butonin Ruaj për të përfunduar konfigurimin.

4. Lidhja e Dhomave

Pas vendosjes së të dhënave të pronës, është e nevojshme të lidhni dhomat individualisht me sistemin e HostelWorld:

  1. Për secilën dhomë në BookersDesk, vendosni:
    • Kodin e dhomës siç është regjistruar në HostelWorld nga opsioni Merr Kodet.
    • Kodin e tarifës për dhomën përkatëse nga opsioni Merr Kodet.
  2. Aktivizoni sinkronizimin për rezervimet, çmimet dhe inventarin duke zgjedhur opsionet përkatëse.
  3. Përsëritni këtë proces për secilën dhomë që dëshironi të menaxhoni përmes BookersDesk.
  4. Klikoni butonin Ruaj për të ruajtur të gjitha ndryshimet.

5. Aktivizimi i Rate Planeve

Në mënyrë që BookersDesk të menaxhojë çmimet dhe disponueshmërinë e dhomave në HostelWorld, konfiguroni planet e tarifave (rate plans):

Dhomat lidhen automatikisht me rate plan-in kryesor të sistemit (Main Rate Plan). Nëse dëshironi të përdorni një rate plan tjetër, ndiqni hapat më poshtë:

Përdorimi i një rate plan-i të ri:

  1. Shkoni te seksioni Çmimet > Menaxhimi i çmimeve ditore.
  2. Zgjidhni rate plan-in e dëshiruar që dëshironi të lidhni me HostelWorld.
  3. Klikoni butonin Get Code për të marrë ID-në e rate plan-it.
  4. Klikoni butonin Ruaj për të ruajtur të gjitha ndryshimet.

Më pas rikthehuni tek faqja Menaxhimi i OTA-ve > HostelWorld:

Klikoni butonin “Përditëso dhomën” për secilin listim, në mënyrë që të sinkronizohen çmimet sipas rate plan-it të ri.

6. Shkëputja e pronës

Nëse dëshironi të shkëputni pronën, klikoni butonin në fund “Shkëputni pronën” dhe lidhja me HostelWorld do të shkëputet. Ju nuk do të jeni në gjendje të bëni ndryshime më në BookersDesk.

Përfitimet e integrimit

Pasi të keni ndjekur këto hapa, integrimi i HostelWorld me BookersDesk do të jetë plotësisht funksional, duke mundësuar menaxhimin e rezervimeve, çmimeve dhe inventarit në mënyrë automatike.

Nëse keni ndonjë problem gjatë procesit, rekomandohet të kontaktoni mbështetjen teknike të BookersDesk për ndihmë të mëtejshme.