Lidhja e Allbookers me BookersDesk
Për të siguruar një lidhje të saktë dhe funksionale midis Allbookers dhe BookersDesk, duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm në mënyrë të strukturuar.
Hapat për lidhjen e Allbookers me BookersDesk
1. Plotësimi i të dhënave të pronës
Sigurohuni që prona që po lidhni në Allbookers të ketë të gjitha detajet e plota dhe të sakta. Nuk duhet të ketë fusha bosh as te dhomat dhe as te informacioni i pronës.
2. Krijimi i rate planit (nëse nuk ekziston)
Përpara se të vazhdoni me lidhjen, prona duhet të ketë një rate plan të konfiguruar. Nëse nuk ekziston, krijojeni atë për të mundësuar sinkronizimin e çmimeve.
3. Lidhja me BookersDesk
- Hyni në panel.bookersdesk.com.
- Shkoni te Menaxhimi i OTA-ve > Allbookers.com.
- Në seksionin e Harta e dhomave, vendosni ID e pronës në fushën Hotel ID.
- Klikoni Ruaj për të ruajtur ndryshimet.
4. Konfigurimi i dhomave dhe rate planeve
- Pasi lidhja me pronën të jetë bërë, vendosni ID e dhomave dhe rate planeve për secilën dhomë manualisht.
- Sigurohuni që dhomat e lidhura në të dyja platformat janë të njëjta.
- Për secilën dhomë, klikoni Përditëso për të regjistruar ndryshimet.
5. Sinkronizimi i rate planeve
Allbookers lidhet automatikisht me rate planet Main - Kryesor, por mund të ndryshohet më vonë sipas dëshirës tek seksioni Cmimet > Menaxhimi i Cmimeve Ditore në BookersDesk.
- Pas lidhjes së dhomave, Allbookers do të përdorë vetëm një rate plan për çdo pronë, i cili mund të editohet brenda platformës.
- Për të lidhur më shumë se 1 rate plan, shkoni tek Cmimet > Menaxhimi i Cmimeve Ditore dhe vendosni ID e rate plan-it në Allbookers, tek fusha përkatëse.
6. Shkëputja e pronës
Nëse dëshironi të shkëputni pronën, klikoni butonin në fund “Shkëputni pronën” dhe lidhja me Allbookers do të shkëputet. Ju nuk do të jeni në gjendje të bëni ndryshime më në BookersDesk.
Përfitimet e lidhjes
Pasi të keni ndjekur këto hapa, lidhja midis Allbookers dhe BookersDesk do të funksionojë pa probleme, duke mundësuar sinkronizimin e çmimeve dhe disponueshmërisë në mënyrë automatike.