Lidhja e Airbnb me BookersDesk

Për të siguruar një lidhje të saktë dhe pa probleme midis Airbnb dhe BookersDesk, është e rëndësishme të ndiqni hapat e mëposhtëm në mënyrë të saktë. Çdo veprim duhet të kryhet sipas rendit të dhënë për të shmangur probleme në sinkronizim.

Hapat për lidhjen e Airbnb me BookersDesk

1. Hapat Fillestarë

  1. Hyni në Airbnb me kredencialet e pronës që po lidhni.
  2. Shkoni te Channel Manager > Airbnb.
  3. Shkëputni çdo lidhje ekzistuese të account-it me pronën dhe të gjitha listimet në seksionin Përcaktim i lidhjeve të Dhomave nëse ka. Nëse jo, vazhdoni me hapat e mëposhtëm.

2. Lidhja me BookersDesk

  1. Pasi të jeni loguar në airbnb.com, hyni në panel.bookersdesk.com dhe shkoni te Menaxhimi i OTA-ve > Airbnb.
  2. Klikoni "Connect with Airbnb". Do të ridrejtoheni në faqen e Airbnb.
  3. Jepni leje duke klikuar "Allow".

3. Konfigurimi në Channel Manager

Rikthehuni te Menaxhimi i OTA-ve > Airbnb > Parametrat e pronës dhe ndiqni këto hapa:

  1. Klikoni "Connect Airbnb Account" për të lidhur account-in e mëparshëm.
  2. Te Rezervim i Menjëhershëm, zgjidhni "Kushdo".
  3. Te Rezervimet nën shqyrtim dhe kërkesat, zgjidhni “Importo të gjitha”.
  4. Te Inquiry and Requests, klikoni "Import All" dhe më pas "Ruaj".
  5. Klikoni Monedha > Euro për të siguruar që çmimet e eksportuara në Airbnb të jenë në Euro dhe jo në Dollar.
  6. Klikoni sërish “Ruaj” pas përcaktimit të monedhës.

Më pas, në të njëjtën faqe, vazhdoni me Përcaktimin e lidhjeve të Dhomave:

  1. Klikoni opsionin "Lidh" për secilin listim.
  2. Dhomat lidhen me rate planin Main. Nëse dëshironi një rate plan tjetër, shkoni tek Cmimet > Menaxhimi i Çmimeve dhe zgjidhni rate plan-in e duhur.
  3. Kontrolloni Airbnb për atë rate plan dhe rikthehuni tek faqja Menaxhimi i OTA-ve > Airbnb.
  4. Klikoni "Rifrekso" për secilin listim për të sinkronizuar çmimet e këtij rate plan-i.

Klikoni "IMPORTO REZERVIMET EKZISTUESE", nëse duhet të merrni rezervimet nga Airbnb.

4. Shkëputja e pronës

Nëse dëshironi të shkëputni pronën, klikoni butonin në fund “Shkëputni pronën” dhe lidhja me Airbnb do të shkëputet. Ju nuk do të jeni në gjendje të bëni ndryshime më në BookersDesk.

Përfitimet e lidhjes

Pasi të përfundoni të gjithë hapat, lidhja do të jetë aktive dhe pronat tuaja do të sinkronizohen automatikisht midis Airbnb dhe BookersDesk, duke mundësuar menaxhim efikas të disponueshmërisë dhe çmimeve.