Integrimi i Hotelbeds në BookersDesk

Për të siguruar një lidhje të saktë dhe funksionale midis Hotelbeds dhe BookersDesk, duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm në mënyrë të strukturuar.

Hapat për integrimin e Hotelbeds në BookersDesk

1. Kërkesa për lidhje me Hotelbeds

  1. Hyni në maxiroom.hotelbeds.com dhe shkoni te Channel Manager.
  2. Klikoni BookersDesk dhe, nëse ju kërkohet, vendosni Reservation URL: https://panel.bookersdesk.com/api/hotelbeds/getReservation.
  3. Kontaktoni mbështetjen e Hotelbeds duke përdorur emailin tuaj në Gmail.
  4. Kërkoni lidhjen me BookersDesk dhe dërgoni informacionin e mëposhtëm:
  5. Hotelbeds do t’ju konfirmojë kur lidhja BMS/HSI të jetë gati.

2. Konfigurimi në BookersDesk

Pasi të merrni konfirmimin nga Hotelbeds:

  1. Futni emrin e përdoruesit (username) të Hotelbeds në fushën përkatëse.
  2. Futni fjalëkalimin (password) të Hotelbeds në fushën përkatëse.
  3. Klikoni Ruaj për të ruajtur ndryshimet.

3. Shtimi i të Dhënave të Llogarisë në BookersDesk

  1. Klikoni "Shiko Listën e Kontratave" për të marrë detajet e kontratës.
  2. Vendosni informacionin e mëposhtëm:
    • a. Hotelbeds Hotel Code
    • b. Hotelbeds Contract Name
    • c. Hotelbeds Sequence
    • d. Incoming Office Code
  3. Klikoni Ruaj për të ruajtur ndryshimet.

4. Lidhja e Dhomave

  1. Klikoni "Shiko Detajet e Kontratës" për të marrë detajet e dhomave.
  2. Për secilën dhomë, vendosni:
    • a. Hotelbeds Room Type Code - Kodi i Llojit të Dhomës
    • b. Hotelbeds Room Type Characteristic - Karakteristika e Llojit të Dhomës
  3. Aktivizoni sinkronizimin për: Inventar | Çmim | Rezervime duke i shënuar me check.
  4. Klikoni Ruaj për të ruajtur ndryshimet e kësaj dhome.

Ky veprim është opsional: Më pas, në të njëjtën faqe, vazhdoni me shikimin e të dhënave që dërgohen në Hotelbeds:

  1. Klikoni "Shiko të dhënat" për të verifikuar çmimet dhe disponueshmërinë që po dërgohen.
  2. Zgjidh datat deri në 1 muaj.
  3. Kliko “Proceso” për të parë të dhënat.

5. Aktivizimi i Rate Planeve

  1. Dhomat lidhen me rate planin Main. Nëse dëshironi një rate plan tjetër, shkoni tek Cmimet > Menaxhimi i Çmimeve Ditore dhe zgjidhni rate plan-in e duhur.
  2. Check-oni Hotelbeds për atë rate plan duke vendosur kombinimin e emrit të kontratës Incoming Office dhe Sequence të cilat merren nga faqja e listës së kontratave (p.sh., BAROP4Q/460/14530).

Më pas rikthehuni tek faqja Menaxhimi i OTA-ve > Hotelbeds:

Klikoni "Përditëso dhomën" për secilin listim për të sinkronizuar çmimet e këtij rate plan-i.

6. Shkëputja e pronës

Nëse dëshironi të shkëputni pronën, klikoni butonin në fund “Shkëputni pronën” dhe lidhja me Hotelbeds do të shkëputet. Ju nuk do të jeni në gjendje të bëni ndryshime më në BookersDesk.

Përfitimet e integrimit

Pasi të keni ndjekur këto hapa, integrimi i Hotelbeds me BookersDesk do të jetë plotësisht funksional, duke mundësuar sinkronizimin e inventarit, çmimeve dhe rezervimeve në mënyrë automatike.