Arka

Arka është një mjet i menaxhimit të transaksioneve me para që mundëson regjistrimin dhe ndjekjen e pagesave, bilanceve dhe transaksioneve të tjera të lidhura me cash-in. Ky sistem ofron një mënyrë të thjeshtë dhe efikase për të menaxhuar arkën e biznesit tuaj, duke siguruar regjistrime të sakta për auditime dhe barazimet e fundit të ditës

A caption for the above image.

1. Hapja e Arkës

a. Pasi të keni hyrë në sistem, shkoni tek paneli > raportet > arka.
b. Klikoni butonin ‘’Hap arkën’’.
c. Kjo do të regjistrojë bilancin fillestar të arkës, që është i nevojshëm për ndjekjen e të ardhurave dhe pagesave gjatë ditës.
d. Të dhënat që mund të shikoni përfshijnë:
i. Paratë fillestare: Shuma që është në arkë kur e hapni atë.
ii. Shitjet me para në dorë: Shuma që keni marrë gjatë ditës nga klientët.
iii. Të paguara: Pagesat që janë përpunuar dhe janë regjistruar.
iv. Priten në arkë: Shuma që ende nuk është paguar, por është pritur të futet në arkë.
v. Pagesat e kryera nga recepsionistët.

2. Mbyllja e Arkës

• Në fund të ditës ose kur të përfundojë turni, mund të klikoni ‘’mbyllni arkën’’. Ky hap regjistron përfundimin e turnit tuaj dhe të gjitha shifrat do të barazohen për të siguruar që çdo gjë është e saktë.

• Mbyllja e arkës mund të bëhet duke përmbledhur të dhënat e arkës dhe dërguar në email pas mbylljes duke lehtësuar punë.

Si të eksportoni të dhënat e arkës?

Pas përfundimit të mbylljes së arkës, mund të shkarkoni të dhënat ose t’i dërgoni ato në email për regjistrime të mëtejshme:

• Dërgo në Email: Mund të zgjidhni ta dërgoni një pasqyrë të mbylljes së arkës në email për ruajtje dhe ndarje me personat e tjerë të nevojshëm.
• Shkarkoni në PDF: Mund të shkarkoni një kopje të detajuar të raporteve të arkës në format PDF për auditim dhe referencë të mëvonshme.