Raportet Personalizuara
Raportet e personalizuara ju lejojnë të krijoni raporte specifike për të mbledhur të dhëna nga fushat që janë më të rëndësishme për ju. Mund të zgjidhni të dhëna të tilla si rezervimet, pagesat, anulimet dhe më shumë, për të krijuar raporte që përputhen me nevojat tuaja.
Për të krijuar një raport të personalizuar, ndiqni këto hapa:
Hapat për krijimin e një raporti të personalizuar
- Hyni në panelin administrativ dhe shkoni te seksioni Paneli > Raportet > Raportet e personalizuara.
- Zgjidhni një Titull të Raportit. Ky titull do të përdoret për të identifikuar raportin tuaj dhe për ta ruajtur atë.
- Përdorni opsionet për të përcaktuar kriteret e raportit, duke zgjedhur llojet e të dhënave që dëshironi të përfshini, si p.sh. rezervimet, pagesat, anulimet etj.
- Tërhiqni kolonat me fushat që dëshironi të përfshini në raportin tuaj nga ana e djathtë. Fushat që nuk dëshironi t’i përfshini mund t’i tërhiqni në anën e majtë
- Tërhiqni kolonat me fushat që dëshironi të përfshini në raportin tuaj nga ana e djathtë. Fushat që nuk dëshironi t’i përfshini mund t’i tërhiqni në anën e majtë
Pasi të keni përcaktuar të dhënat dhe elementët që dëshironi të përfshini, klikoni SAVE për ta ruajtur raportin tuaj. Ky raport tani do të jetë gjithmonë i disponueshëm për përdorim
.png)
Pyetje të shpeshta (FAQ)
A mund të krijoj raporte për periudha të ndryshme kohore?
Po, mund të përcaktoni periudhën e datave kur krijoni raportin tuaj. Pasi të krijoni raportin, mund të ndryshoni periudhën në çdo moment.
Si mund të ruaj një raport të personalizuar?
Pas krijimit të raportit dhe përcaktimit të të dhënave dhe kritereve, klikoni SAVE për ta ruajtur raportin tuaj për përdorim të mëvonshëm
A mund të eksportoj një raport?
Po, mund të eksportoni raportin tuaj në formate të ndryshme, si PDF ose Excel, për të mbajtur një kopje për përdorim të mëvonshëm