Raportet Standarde
Paneli > Raportet > Raportet Standarde
Në këtë seksion, mund të aksesoni raportet që do t'ju ndihmojnë të monitoroni dhe analizoni të dhënat kryesore të biznesit tuaj. Këto raporte ofrojnë një pasqyrë të detajuar mbi aktivitete të ndryshme të pronës, duke përfshirë informacion mbi rezervimet, të ardhurat, aktivitetin e mysafirëve dhe më shumë. Mund të zgjedhni datat dhe të shihni përmbledhje të detajuara për periudha të caktuara.
Për të hyrë në seksionin e raporteve, ndiqni këto hapa:
- Shkoni në panelin tuaj dhe klikoni në seksionin Paneli > Raportet > Raportet Standarde.
- Zgjidhni datat.
- Në seksionin "Raportet", do të shihni një listë të raporteve standarde. Zgjidhni një nga opsionet për të hapur raportin që dëshironi të analizoni.
.png)
Llojet e raporteve standarte:
- Mysafirët dhe mirëmbajtja:
• Raporti i detajeve të rezervimit
Ky raport jep një pasqyrë të plotë të rezervimeve të bëra, duke përfshirë detaje të mysafirëve dhe çmimet përkatëse. Do të keni akses në të gjitha informacionet e nevojshme për të monitoruar dhe menaxhuar rezervimet me lehtësi.
• Raporti i recepsionit:
Ky raport ofron informacion për aktivitetin ditor të recepsionit dhe është i dobishëm për ndjekjen e operacioneve ditore.
- Aktiviteti ditor:
• Mbërritjet e sotme:
Ky raport ofron një pasqyrë të mbërritjeve që priten gjatë ditës.
• Mbërritjet për periudhën e zgjedhur:
Ky raport ofron informacion për mbërritjet që do të ndodhin gjatë një periudhë të zgjedhur nga ju.
• Daljet:
Ky raport përmban informacion mbi daljet e mysafirëve për periudhën e zgjedhur.
- Mysafirët aktual:
• Mysafirët që do të qëndrojnë në kohën e zgjedhur:
Ky raport jep informacion për mysafirët që janë të regjistruar të qëndrojnë gjatë periudhës që keni zgjedhur.
- Raportet e përditshme të njësisë:
• Arritjet, daljet dhe mysafirët për njësinë:
Ky raport jep informacion për arritjet, daljet dhe mysafirët e dhomave për një periudhë të caktuar.
• Pastrimi i daljeve:
Ky raport ndihmon për të monitoruar aktivitetin e pastrimit të dhomave të lira pas daljes së mysafirëve.
- Okupimi:
Okupimi përditshëm:
Ky raport përfshin informacion për mbërritjet, daljet, dhomat e zëna dhe të lira për çdo ditë.
• Zënia e dhomave:
Ky raport ofron një pasqyrë të detajuar të dhomave të zëna dhe të lira, duke përfshirë netët e dhomës dhe mysafirët.
• Okupimi mujor:
Ky raport tregon informacion për okupimin e dhomave gjatë një muaji dhe gjithashtu përmbledhje për periudhën totale.
- Financa:
• Të ardhurat mujore:
Ky raport ofron një përmbledhje të të ardhurave mujore për periudhën që keni zgjedhur, duke përfshirë të ardhurat nga të gjitha rezervimet dhe çmimet përkatëse.
• Vlera e fushës së çmimit sipas check-in:
Ky raport ofron informacion mbi të ardhurat dhe çmimet e përcaktuara në momentin e check-in
• Të ardhurat mujore sipas check-out:
Ky raport jep informacion mbi të ardhurat që kanë ardhur nga rezervimet e përfunduar pas check-out.
• Të ardhurat mujore sipas datës së krijimit:
Ky raport ofron të dhëna mbi të ardhurat për rezervimet e krijuara në periudhën e zgjedhur.
• Artikujt e faturës:
Ky raport ofron detaje për artikujt e faturuar, duke përfshirë çdo artikull të lidhur me rezervimet e realizuara.
Përfitimet e raporteve standarte:
- Raportet standarte ofrojnë një pasqyrë të plotë mbi performancën e pronës dhe mundësojnë analizën e aktiviteteve të ndryshme si mbërritjet, daljet, dhe okupimi.
- Me raporte të detajuara mbi të ardhurat dhe faturat, mund të keni një pasqyrë të qartë të financave të pronës suaj dhe të bëni vendime të informuara për të maksimizuar të ardhurat
- Me pasqyrën e detajuar të mysafirëve dhe aktiviteteve të tyre, mund të reagoni më shpejt ndaj nevojave të mysafirëve dhe të ofroni një shërbim më të personalizuar.
- Raportet e okupimit dhe disponueshmërisë ju lejojnë të monitoroni situatën e dhomave dhe të bëni ndryshime të nevojshme për të optimizuar zënien dhe menaxhimin e kapaciteteve.