Dhomat
Menaxhimi i dhomave
Menaxhimi i dhomave: Menaxhoni në mënyrë efikase të gjitha detajet e dhomave, duke siguruar
saktësi në disponueshmëri dhe një prezantim tërheqës për mysafirët. Në këtë seksion mund të shikoni,
modifikoni ose fshini dhomat sipas nevojës.
1. Shikoni listën e dhomave
- Faqja përmban një listë të plotë të të gjitha dhomave të regjistruara në sistem.
- Për secilën dhomë mund të shihni informacionin bazë, përfshirë emrin, kapacitetin, dhe statusin e disponueshmërisë.
- Përdorni opsionet e filtrimit ose kërkimit për të gjetur dhomën që kërkoni më shpejt.
2. Editimi i dhomave
- Klikoni në butonin "Edit" për të përditësuar informacionin e një dhome specifike.
- Modifikoni të dhënat kryesore si:
• Emri dhe përshkrimi i dhomës
• Kapaciteti maksimal i mysafirëve
• Facilitetet e përfshira (Wi-Fi, minibar, ballkon, etj.) - Pasi të përfundoni ndryshimet, klikoni "Ruaj" për t’i ruajtur.
3. Fshirja e dhomave
- Nëse dëshironi të fshini një dhomë, gjeni dhomën në listë dhe klikoni butonin "Delete".
- Do të shfaqet një mesazh konfirmimi për të shmangur fshirjet e paqëllimshme.
- Pas konfirmimit, dhoma do të hiqet nga lista dhe nuk do të jetë më e disponueshme për rezervime
4. Shtimi i një dhome të re
- Klikoni opsionin "Add Room" për të regjistruar një dhomë të re
- Plotësoni të gjitha të dhënat e nevojshme për të siguruar një prezantim të qartë dhe tërheqës.
- Klikoni "Ruaj" për të ruajtur dhomën në sistem.
5. Përshtatja e veçorive të dhomave
Çdo dhomë mund të personalizohet për të përmbushur pritshmëritë e mysafirëve.
- Shtoni ose modifikoni opsione si :
• Politikat e anulimit të aplikueshme për dhomën
• Çmimet për periudha të ndryshme të vitit
• Zbritjet dhe ofertat speciale - Ruani ndryshimet për të siguruar që informacioni të jetë i përditësuar dhe i qartë për vizitorët.
Optimizimi i rezervimeve: Duke menaxhuar me kujdes dhomat, siguroheni që të ofroni një
përvojë më të mirë për mysafirët dhe të optimizoni procesin e rezervimeve.