Përshkrimi
Përshkrimi i Pronës – Si të përditësoni të dhënat
Faqja "Përshkrimi" ju ndihmon të menaxhoni informacionin e pronës suaj në mënyrë të detajuar dhe profesionale. Kjo ju lejon të prezantoni akomodimin tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme për të tërhequr më shumë vizitorë dhe për të siguruar rezervime
1. Informacioni i Pronës
Në këtë seksion, mund të shtoni ose të ndryshoni përshkrimin e përgjithshëm të pronës, duke përfshirë:
- Tipologjinë e akomodimit (hotel, apartament, hostel, vilë etj.)
- Veçoritë kryesore (pamje nga deti, dizajn modern, vendndodhje e qetë etj.)
- Çfarë e bën unike pronën tuaj
Pasi të përditësoni informacionin, sigurohuni të klikoni butonin "Ruaj" për të ruajtur ndryshimet
2. Facilitetet
Ky seksion ju lejon të shtoni ose të hiqni shërbime dhe pajisje që ofron prona juaj.
- Aktivizoni ose çaktivizoni shërbimet që ofron prona juaj, si:
• Wi-Fi falas
• Parkim privat
• Kuzhinë e pajisur
• Air-conditioning
• Lejohen kafshët shtëpiake
- Pas çdo ndryshimi, klikoni "Ruaj" për të ruajtur përditësimet
3. Adresa
- Sigurohuni që adresa e pronës të jetë e saktë dhe e plotë, duke përfshirë:
• Nëse anulimi është falas ose me penalitet
• Afatin kohor për anulime pa pagesë
• Shumat ose përqindjet e penaliteteve për anulime të vonuara
- Për të ruajtur ndryshimet, klikoni "Ruaj" .
4. Politika e Anullimit
- Këtu mund të vendosni rregullat për anulimet e rezervimeve, duke përcaktuar:
• Emrin e rrugës dhe numrin
• Qytetin dhe kodin postar
• Vendndodhjen në hartë
- Pas çdo ndryshimi, mos harroni të klikoni"Ruaj" për të ruajtur informacionin.
5. Politika e Përgjithshme
- Këtu përcaktoni rregullat dhe udhëzimet që vizitorët duhet të ndjekin gjatë
qëndrimit, si:
• Orari i check-in dhe check-out
• Politika e duhanit
• Rregullat për kafshët shtëpiake
• Metodat e pagesës së pranueshme - Pas çdo përditësimi, klikoni "Ruaj" për të siguruar që ndryshimet të ruhen dhe të reflektohen në sistem