Grid
Grid – Shikoni dhe menaxhoni të gjitha rezervimet e dhomave
Në seksionin Grid, ju mund të shihni të gjitha rezervimet e dhomave në një pamje të thjeshtë dhe të organizuar. Ky seksion është krijuar për të mundësuar menaxhimin efikas të rezervimeve dhe për të ofruar një pasqyrë të detajuar të dhomave dhe të ftuarve tuaj. Grid ju ofron mundësinë të shihni emrat e të ftuarve, datat e rezervimeve, statusin aktual të secilës rezervim dhe për të kryer veprime të ndryshme si ndryshimi i dhomës apo editimi i rezervimeve, pa pasur nevojë të hyni në faqe të ndryshme.
.png)
Përmbledhje
Në këtë faqe, mund të shihni një listë të plotë të të gjitha rezervimeve të dhomave të
hotelit
tuaj, përfshirë:
• Emrin e të ftuarit
• Datat e rezervimit
• Id e rezervimit
Grid është shumë i dobishëm për menaxhimin e dhomave dhe optimizimin e disponueshmërisë, pasi mund të bëni veprime të shpejta, si:
- Lëvizjen e rezervimeve nga një dhomë në tjetrën për të optimizuar mbushjen e dhomave.
- Ndryshimi i statusit të rezervimeve, për shembull, duke e bërë një rezervim të konfirmuar ose të anulluar duke e klikuar rezervimin.
- Hapjen e një rezervimi për ta redaktuar: Mjafton të klikoni mbi rezervimin që dëshironi të ndryshoni dhe do të hapet një faqe e re me mundësinë për të bërë ndryshime.
Hapat për të aksesuar Grid-in:
- Shkoni në Panelin tuaj.
- Klikoni në Rezervimet.
- Zgjidhni Grid për të parë listën e të gjitha rezervimeve të dhomave.
- Për të lëvizur një rezervim nga një dhomë në tjetrën, klikoni dhe tërhiqni rezervimin në dhomën e dëshiruar.
- Për të hapur dhe redaktuar një rezervim, thjesht klikoni mbi të dhe do të hapet një faqe e re, ku mund të bëni ndryshimet e nevojshme.