Lista e Rezervimeve
Lista e rezervimeve – menaxhimi i rezervimeve me shikim dhe funksionalitet të detajuar
Në seksionin Lista e Rezervimeve, mund të shikoni dhe menaxhoni të gjitha rezervimet tuaja duke përdorur (List View). Kjo ju mundëson të keni një pasqyrë të plotë të rezervimeve dhe disponueshmërisë së dhomave.

Si të menaxhoni rezervimet:
Pasi të klikoni në Rezervimet > Lista e rezervimeve në menunë kryesore, do të shfaqet pamja e rezervimeve në formën e një kalendari ose një liste. Po ashtu, mund të përdorni opsionet për të filtruara dhe shikuar vetëm rezervime të caktuara. Ky seksion është shumë i dobishëm për të monitoruar çdo aktivitet dhe për të siguruar që informacioni për rezervimet është i përditësuar.
Klikimi në një rezervim do të hapë një popup window ku mund të shihni informacionet e një rezervimi:
1.1 Informacioni (Info)
Në këtë seksion mund të shtoni "Info Codes" dhe shënime të brendshme. Ky seksion ofron një përmbledhje të personalizueshme të informacionit të rezervimit dhe mund të përmbajë të dhëna të tilla si:
Info Items – Një pjesë që mund të përfshijë kodesh informacioni dhe shënime të ndryshme. Ky funksion është veçanërisht i dobishëm për krijimin e raporteve dhe ndihmon në:
• Filtrimin e rezervimeve.
• Markimin e rezervimeve me ikona për t'u dalluar më lehtë.
Notes- Shënimet Ndihmon që ju të lini shënime për rezervimet tuaja.
Elementët kryesorë të seksionit summary:
Ky seksion tregon informacionin më të rëndësishëm nga seksionet e tjera për të pasur një pamje të plotë të detajuar të rezervimit.
Seksioni Summary ofron një përmbledhje të përgjithshme të rezervimit dhe përmban informacionin kryesor për statusin, dhomën, datat e qëndrimit dhe të dhënat e mysafirit. Ky seksion është i strukturuar në mënyrë që menaxhimi i rezervimeve të jetë i thjeshtë dhe efikas.
1.1 Informacioni (Info)
- Statusi i rezervimit:
• Ky opsion tregon nëse rezervimi është konfirmuar, në pritje, anulluar konfirmuar, në pritje, anulluar ose ka një status tjetër.
• Mund të ndryshohet në varësi të situatës dhe veprimeve të kërkuara.
• Në qoftë se ndryshoni informacionin, mos harroni të klikoni "ruaj" për të konfirmuar ndryshimet. - Dhomat dhe njësitë
• Tregon llojin e dhomës së rezervuar
• Nëse një pronë ka disa njësi të së njëjtës dhomë, mund të caktohet një dhomë specifike për mysafirin.
• Në qoftë se ndryshoni informacionin, mos harroni të klikoni "ruaj" për të konfirmuar ndryshimet. - Datat e qëndrimit:
• First night : data e mbërritjes së mysafirit.
• Last night: : data e fundit e qëndrimit të mysafirit.
• Check-out date: data e daljes nga hoteli dhe numri i netëve qëndrimi.
• Në qoftë se ndryshoni informacionin, mos harroni të klikoni "ruaj" për të konfirmuar ndryshimet. - Të dhënat e mysafirit:
• Emri dhe mbiemri i mysafirit.
• Titulli
• Komentet e mysafirit (nëse ka ndonjë kërkesë të veçantë).
• Shënime dhe vërejtje për rezervimin.
• Në qoftë se ndryshoni informacionin, mos harroni të klikoni "ruaj" për të konfirmuar ndryshimet. - Informacioni shtesë për mbërritjen:
• Ora e mbërritjes: e përcaktuar nëse mysafiri ka specifikuar një orë të caktuar mbërritjeje.
• Numri i të rriturve dhe fëmijëve: numri total i personave qëndruar në dhomë.
• Në qoftë se ndryshoni informacionin, mos harroni të klikoni "ruaj" për të konfirmuar ndryshimet. - Të dhënat e kontaktit:
• Numri i telefonit dhe adresa e mysafirit për komunikim të mëtejshëm.
• Qyteti, kodi postar dhe shteti i mysafirit për regjistrim dhe fatura.
• Në qoftë se ndryshoni informacionin, mos harroni të klikoni ‘’ruaj’’ për të konfirmuar ndryshimet
1.3 Detajet (Detail)
Ky seksion ofron mundësinë për të menaxhuar detaje të avancuara të rezervimit:
- Split – ‘‘Ndaj’’ lejon ndarjen e një rezervimi në rezervime të veçanta për dhoma të ndryshme. Ky funksion është i dobishëm për rastet kur mysafiri ndryshon dhomën gjatë qëndrimit të tij
- Flag – Mund të përdorni flamuj për të shënuar rezervimet që kërkojnë vëmendje të veçantë, duke ndihmuar në përmirësimin e procesit të menaxhimit.
- Modifikimi I rezervimit – Këtu keni mundësinë të shikoni modifkimin e fundit të këtij rezervimi
- Data e anullimit – Ketu keni mundësinë që të shikoni datën e anullimit të rezervimit.
- Channel Info – shërben për të marrë informacionin nga ka ardhur rezervimi. Kjo do të përmbajë informacion shtesë rreth rezervimit të transmetuar nga platformat e rezervimeve.
1.4 Charges dhe Pagesa (Charges and Payments)
Ky seksion lejon menaxhimin e tarifave dhe pagesave të mysafirëve, përfshirë pagesat e kryera dhe ato të pritura. Ajo që mund të bëni në këtë seksion është:
Charges – Shtimi i artikujve shtesë në rezervim
Kjo pjesë përdoret kryesisht për vendosjen e upsells shtesë që i shtohen rezervimit pasi ai është konfirmuar
- Artikujt shtesë (upsells) mund të shtohen manualisht ose automatikisht nga sistemi.
- Nëse një upsells fshihet, sistemi dërgon automatikisht një email njoftues me të dhënat e përfshira, duke specifikuar kush ka kryer veprimin. Kjo masë siguron transparencë dhe mbrojtje për hotelierin.
Payments – Menaxhimi i pagesave
Pjesa e pagesave funksionon në mënyrën e mëposhtme:
- Nëse mysafiri ka kryer një pagesë, ajo regjistrohet në këtë seksion.
- Shënohet mënyra e pagesës (kartë krediti, para në dorë, transfertë bankare, etj.)
- Totali i mbetur për t'u paguar regjistrohet automatikisht në sistem dhe shfaqet si shuma e papaguar për rezervimin përkatës.
1.5 Fatura (Invoice)
Në këtë seksion mund të krijoni dhe printoni faturat për rezervimet e mysafirëve. Ky seksion ofron mundësi për personalizimin e faturave dhe krijimin e grupeve të rezervimeve me faturat përkatëse.
1.6 Mail & Veprimet
1. Informacioni i email-it të mysafirit
- Ky është emaili i mysafirit ku ka shkuar edhe emaili I konfirmimit.
- Këto email-e përdoren për të mbrojtur privatësinë e mysafirëve dhe zakonisht mbeten të vlefshme vetëm për një periudhë të caktuar.
2. Lejimi i veprimeve automatike
- Allow Auto Actions (Lejo Veprime Automatike): Nëse është i aktivizuar, klienti mund të ridërgojë email-e tek mysafirët.
- Butoni "Send Now" përdoret për të dërguar manualisht email-in e konfirmimit të rezervimit.
1.8 Log-et (Logs)
Ky seksion tregon çdo ndryshim që është bërë në rezervim, duke ofruar një histori të detajuar të aktivitetit dhe ndryshimeve që kanë ndodhur