Rregullat e rezervimit
Panel > Website i rezervimeve > Rregullat e rezervimit
Përcaktimi i rregullave të qarta të fleksibilitetit ndihmon në menaxhimin e pritshmërive të mysafirëve dhe shmangien e keqkuptimeve gjatë rezervimeve. Në këtë seksion, mund të vendosni dhe modifikoni rregullat e anulimeve, pagesave paraprake dhe kufizimeve të kapacitetit për një përvojë më të organizuar dhe transparente.
.png)
Si të menaxhoni rregullat e rezervimit?
Vendosja e politikave të anullimit
- Përcaktoni nëse rezervimet mund të anulohen falas brenda një periudhe të caktuar ose nëse aplikohen penalitete për anulime të vonshme.
- Sigurohuni që këto rregulla të jenë të dukshme për mysafirët në faqen e rezervimeve.
- Pasi të bëni ndryshimet, mos harroni të klikoni "ruaj" për të ruajtur ndryshimet
Këtu mund të krijoni dhe modifikoni politika për anullimet dhe pagesat paraprake
Për të shtuar një rregull të ri, zgjidhni opsionin përkatës, përcaktoni kushtet (si
afatet e
anullimit falas, penalitetet për anulimet e vonshme, ose përqindjen e pagesës paraprake)
dhe
ruani ndryshimet.
Për të përcaktuar llojin e rezervimit duhet të:
- Klikoni Lloji i rezervimit për të vendosur se si duhet që të merrni rezervimet
në mënyrë të sigurt dhe janë disa lloje:
Periudha e ndërprerjes - e mbyllur për rezervime
a) Konfirmohet automatikisht - konfirmohet pa siguri
b) Kërkesë - kërkohet konfirmim manual
c) Kërkesa me kartë krediti - të dhënat e kartës mblidhen
d) Konfirmohet me kartë krediti - të dhënat e kartës janë mbledhur - Pasi të bëni ndryshimet, mos harroni të klikoni "ruaj" për të ruajtur ndryshimet.
Për të përcaktuar afatin e anullimit të rezervimit duhet të:
- Kliko opsionin “Lejo anullimet”.
- Zgjidh rastin që ju duhet.
- Pasi të bëni ndryshimet, mos harroni të klikoni "ruaj" për të ruajtur ndryshimet
Këto rregulla do të aplikohen automatikisht për të gjitha rezervimet e bëra përmes faqes
tuaj
të rezervimeve, duke ndihmuar në menaxhimin e pritshmërive të mysafirëve dhe shmangien e
keqkuptimeve.
Sigurohuni që rregullat të jenë të njëjta në të gjitha platformat ku është listuar prona për të garantuar një përvojë të konsistentë për mysafirët.
Menaxhimi i pagesave paraprake
- Zgjidhni nëse mysafirët duhet të paguajnë një shumë paraprake për të konfirmuar rezervimin.
- Përcaktoni nëse pagesa duhet të bëhet menjëherë ose në një periudhë të caktuar para mbërritjes.
- Pasi të bëni ndryshimet, mos harroni të klikoni "ruaj" për të ruajtur ndryshimet