Fotot e Pronës

Prezantoni pronën tuaj me imazhe të cilësisë së lartë për të tërhequr mysafirët e mundshëm dhe për të theksuar facilitetet që ofroni. Një prezantim vizual i qartë dhe profesional ndihmon në rritjen e rezervimeve dhe krijon një përshtypje më të mirë për pronën tuaj.

Opsionin e gjeni në Website rezervimi > Fotot në të menunë në të majtë

1. Ngarkimi i fotove

  1. Klikoni butonin "Ngarko Foto" për të ngarkuar imazhe të reja.
  2. Zgjidhni fotografitë që dëshironi të shtoni nga pajisja juaj.
  3. Fotot ngarkohen automatikisht në sistem dhe optimizohen për t’u përshtatur në faqe.
  4. Për çdo dhomë ose zonë të përbashkët, mund të ngarkoni disa imazhe për të dhënë një përshkrim më të detajuar vizual.
  5. Klikoni “ruaj” pas cdo veprimi.
A caption for the above image.

2. Cfarë duhet të keni parasysh për ngarkimin e fotove:

  • Fotot duhet të jenë të tipit.png dhe mund të ngarkohen drejtpërdrejt në panelin e kontrollit.
  • Nëse keni skedarë me formate të tjera si .jpg ose .gif, mund të përdorni një hostim të jashtëm për t'i ngarkuar (për shembull në një dosje në faqen tuaj të internetit) dhe lidhni ato fotot.
  • Mund të ngarkoni me një madhësi totale prej 50 MB për herë. Madhësia e rekomanduar e secilës foto është më e vogël se 40 KB e konvertuar pasi është hedhur.
  • Përdorni fotot që janë të përshtatshme për rezervimin online, duke siguruar që ato të jenë të vogla por me cilësi të mirë. Fotot që dërgohen në kanalet e jashtme do të dërgohen në madhësinë e origjinës, pavarësisht se si janë rregulluar për faqen e rezervimeve.
  • Mund të ngarkoni deri në 99 foto për çdo pronë. Nëse keni nevojë për më shumë, mund të përdorni mundësinë e fotove të jashtme siç është shpjeguar më poshtë.